Site icon Telegrafi

Fejohet ylli i “Girls Aloud”, Nicola Roberts

Nicola Roberts i “Girls Aloud” është fejuar.

Këngëtarja, 38 vjeçe, tregoi unazën e saj të madhe diamanti në skenë në Brighton Pride gjatë fundjavës pasi i dashuri i saj Mitch Hahn, 36 vjeç, i propozoi.

Sipas raportimeve të reja, i fejuari i saj futbollist ra në një gju gjatë një pushimi romantik në jug të Francës muajin e kaluar, shkruan DailyMail.

Një burim i tha “The Sun”: “Nicola ka takuar shpirtin e saj binjak në Mitch-in. Ajo nuk mund të ishte më e lumtur”.

Nicole ndezi xixëllonja ndërsa performonte në skenë së bashku me shokët e grupit Cheryl, Nadine Coyle dhe Kimberley Walsh 42 vjeç.

Mitch, i cili është një kontabilist dhe futbollist, u fotografua për herë të parë me Nicolan në koncertin e Elton Johnit në qershor 2022.

I fejuari i saj luan për ekipin e Essex Greys Athletic dhe ka qenë kapiten i ekipit të Britanisë së Madhe në Lojërat Evropiane të Maccabi në Izrael. /Telegrafi/

Exit mobile version