Soni Malaj u fejua më shpejt seç u prit nga publiku dhe mediat.
Por, shprehja ‘Kurrë mos thuaj kurrë’ përshtatet më së miri me situatën në të cilën u gjend këngëtarja.
Pak kohë më pas, ajo nisi romancën e saj me të dashurin e ri, Klevin dhe duket që rrjedha e ngjarjeve ka marrë rrjedhë shumë të shpejtë. Soni është fejuar!
Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja e kontaktuar nga Prive. Ceremonia është arritur të mbahet tepër sekret dhe nuk është zbuluar asnjë foto e as data e vendi ku është zhvilluar.
Sipas revistës WHO, i fejuari është Klevi, dhe ata janë njohur në fitnes.
Gjërat po ecin vaj për këngëtaren e njohur edhe në rrafshe tjera. ‘Me mua’ dhe ‘Ti, jeta’ dy projekte muzikore të publikuara së fundmi korrën sukses të madh teksa mbrëmë mori jetë në Tiranë kafiteria ‘Sophie’, një sipërmarrje e përbashkët e çiftit tashmë të fejuar.