Telegrafi

Fejohet Serena Williams! Kjo është mënyra e veçantë që zgjodhi për të bërë lajmërimin (Foto)

Lojtarja më e famshme e tenisit të të gjitha kohërave Serena Williams, ka shpallur së fundmi fejesën e saj me Alexis Ohanian.

Këtë lajm ajo e ka bërë të ditur përmes rrjetit social “Reddit”, përderisa edhe i fejuari i saj është bashkëthemeluesi i këtij rrjeti social.

Williams ka njoftuar fejesën e saj duke shkruar një poemë, ku ka treguar ndër të tjerash edhe për mënyrën se si Alexis i ka propozuar për martesë në qytetin e Romës.

Serena Williams dhe Alexis Ohanian

“Erdha në shtëpi. Paksa vonë. Dikush kishte bërë gati valixhen për mua. Dhe një karrocë priste jashtë. Destinacioni: Romë. Aty ku yjet tanë u afruan për herë të parë. U ul në njërin gju. Tha katër fjalë. Dhe unë thashë, po!”.

Këto ishin vargjet që Serena kishte shkruar për veten dhe të fejuarin e saj, të cilat më pas i kishte publikuar edhe përmes një fotografie në Facebook. /Telegrafi/