Telegrafi

Fejohet Ryva Kajtazi

Çifti është bashkë qe dy vjet, ndërsa këto ditë e kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me fejesë.

Ceremonia është organizuar në ‘Gizzi Exluzive’, me një aheng të vogël larg njerëzve dhe mediave, ku të pranishëm kanë qenë vetëm familjet e tyre.

“Ata kanë qenë në lidhje për më shumë se dy vite, dhe në një ditë të thjeshtë, gjatë një bisede të dy kanë vendosur që menjëherë ditën e nesërme të fejohen, kështu duke mos organizuar asnjë ceremoni madhore, por vetëm familjet e tyre”, ka thënë për Telegrafin një burim. /Telegrafi/