Telegrafi

Fejohet producenti i njohur Nurteel Morina (Foto)

Producenti i njohur, Nurteel Morina, dhe e dashura e tij Blerta Dragusha, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë.

Ceremonai e fejesës u zhvillua në një aheng privat siç mëson Telegrafi, në mesin e miqve dhe familjarëve.

Blerta dhe Nurteel janë në lidhje prej kohësh, ndërsa vendosën që këtë lidhje ta kurorëzojnë me fejesë.

Nurteel njihet si një prej producentëve më të kërkuar nga artistët shqiptarë, dhe njihet si krijues i hiteve “Ajo” të Gheto Geasy dhe Majk, “24h” të 2Ton, etj.

Pjesë e ceremonisë së tij të fejesës ishin edhe shumë prej figurave publike. /Telegrafi/