Telegrafi

Fejohet për herë të katërt Jennifer Lopez?

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj, Alex Rodriguez, gjithmonë rrëmbejnë vëmendjen e mediave.

Së fundmi, ata ngritur sërish dyshimet për një fejesë të mundshme, pasi një unazë me diamant u pa në dorën e këngëtares para disa ditësh.

Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Ishte vet Alex ai i cili publikoi një video të çiftit, ku shfaqeshin në një tribunë, ndërsa prisnin të shikonin një ndeshje bejsbolli, teksa në sy ra unaza që Lopez kishte në gisht.

Ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga fansat, të cilët kanë bërë komente të shumta duke pyetur nëse ata vërtet janë fejuar?

Rodriguez, 43 vjeç, ka lënë të kuptohet se i ka propozuar Jenniferit, 49 vjeçe, e cila gjatë një interviste për “The Tonight Show”, i kishte thënë moderatorit Jimmy Fallon, se “kur të ndodhë”, ai do të jetë personi i parë që do ta marrë vesh.

USA TODAY ka provuar të kontaktojë me përfaqësuesit e J.Lo për të marrë një koment mbi këtë çështje, por pa sukses.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Çifti kanë filluar të dalin së bashku që nga marsi i vitit të kaluar. /Telegrafi/

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)