Urimet janë të shumta në adresë të Meg Ryanit dhe John Mellencampit.
Kjo është e natyrshme dhe e zakonshme pasi që aktorja tashmë ka treguar se më nuk është ‘single’.
Ylli 56-vjeçar hollivudian ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram se tashmë ka kurorëzuar lidhjen disavjeçare me fejesë.
“E fejuar”, ka shkruar thjesht Ryan në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale.
Njoftimi i saj përfshinte një imazh të çuditshëm, teksa shihet një çift i vizatuar duke i mbajtur dorën njëri- tjetrit.
Kjo do të jetë martesa e dytë e Ryanit pas asaj me aktorin Dennis Quaid, me të cilin ishte i martuar dhjetë vjet më parë.
Theksojmë se Mellencamp ka qenë i martuar më parë edhe atë në tri raste të ndryshme. /Telegrafi/