Telegrafi

Fejohet me të dashurën pas vdekjes së saj (Foto)

Thompson u fejua me të dashurën e tij pasi ajo vdiq papritmas të mërkurën, në konviktin e studentëve në Sheffield, një javë pas fillimit të universitetit atje.

Josh Thompson, i cili punonte si trajner tenisi në Korfuz pasi mësoi tragjedinë që i mori atij dashurinë dhe ‘princeshën e tij’ nga kjo botë, u kthye menjëherë në Angli.


Menjëherë sapo mbërriti pranë trupit të pajetë të 18 vjeçares, Thompson u tha prindërve të Abigail, se ai donte të fejohej me vajzën e tyre.

22 vjeçari, i vrarë në zemër për humbjen e personit më të shtrenjtë në jetë, bleu unazën dhe e vendosi atë në gishtin e studentes. Ata të dy kishin planifikuar të shpallnin fejesën e tyre pas një viti, por vdekja ndërpreu në mes jetën e të vetmes dashuri të Thompson, por jo vullnetin e tij për tu fejuar me atë.

Pasi i vendosi unazën në gisht dashurisë, që përjetësisht do të ketë zemrën e tij, Thompson shpalli në Facebook fejesën me të dashurën e tij, që vdekja e mori pabesisht. Foton e vendosjes së unazës 22 vjeçari e shoqëroi me mbishkrimin “Abigail, Ti je jeta ime”.