Site icon Telegrafi

Fejohet me lap-top

Lap-topi, prodhim i kompanisë Apple – ndoshta nuk duket shumë mashkullor, mirëpo Hermione ka thënë se ai ka pushtuar zemrën asaj, pasi kanë kaluar shumë net se bashku duke surfruar nëpër internet.

Kjo femër tashmë është duke luftuar për të drejtën e saj për t’u martuar me Alex-in, ngase sipas saj, kjo martesë nuk dallon nga lejet që jepen për martesat e gjinisë së njëjtë.

E ëma e saj, fillimisht nuk ishte pajtuar me këtë ide, mirëpo më vonë i ka dëshiruar çdo të mirë të bijës së saj.

Hermione ka thënë se kjo martesë do të bëhet nga dashuria, dhe jo nga interesi. Ndërsa, ajo ka programuar Alexin në atë mënyrë, që kur të shtyp një buton të tastierës, të thotë: “Të dua, Hermione”. /Telegrafi/
 

Exit mobile version