Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe partneri i saj janë fejuar zyrtarisht.
Zëdhënësi i Ardern konfirmoi informacionin se çifti është fejuar gjatë festës së Pashkëve në qytetin Mahia, por ai nuk donte të jepte më shumë hollësi, duke vënë në dukje se Ardern do të flasë për këtë me median të hënën e ardhshme.
Gazetarët vunë re se kryeministrja mbante një unazë martesore. Ardern dhe Gayford kanë një vajzë 10-muajshe, Neve Te Aroha.
Ardern u bë udhëheqësja e dytë botërore në historinë moderne që lindi gjatë mandatit të saj, në qershor të vitit të kaluar.
Gayford momentalisht më shumë kujdeset për foshnjën dhe punon si prezentues në një emision televiziv mbi peshkimin.
Kryeministrja 30-vjeçare e Zelandës së Re, është lavdëruar në mbarë botën për solidaritetin dhe udhëheqjen e saj që tregoi pas vrasjes së 51 besimtarëve në një xhami në Christchurch më 15 mars. /KP/