Ernest Zeka i njohur për publikun me emrin artistik, Estto, bëhet e ditur se i ka dhënë fund beqarisë.
Lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.
Ai dhe partnerja e tij, bukuroshja nga Prizreni Enkela Karavidaj, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë.
Krahas muzikës, Estto nga ana tjetër nuk është komentuar ndonjëherë për jetën private.
Ai ka qenë më i rezervuar në këtë pjesë, ndonëse është i pranishëm në estradë prej disa viteve.
I njëjti shquhet për një sërë hitesh si: “Jeta Jem”, “Ajo shkoi”, “Dashuri”, “Amante”, “A ke ti zemër”, “T’du hala” etj.
Artisti i njohur vazhdon të jetë i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/