Telegrafi

Fejohet Jennifer Lawrence

Jennifer Lawrence (Foto: Riccardo Savi/Getty Images for Concordia Summit/Guliver)

Jennifer Lawrence është fejuar të shtunën në Brooklyn me drejtorin e Galerisë së Arteve, Cooke Maroney.

Fituesja e çmimit Oskar, nxiti thashetheme për fejesë këtë javë pasi u pa me një unaze në dorë derisa po darkonte me Cooke.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jennifer Lawrence

Të ftuarit në darkën private të çiftit ndanë momentet e veçanta të asaj nate. “Ishte e mrekullueshme. Kishte tabela të vendosura kudo – dhomë ngrënie, dhomë tarracash”, ka thënë një burim i revistës Page Six.

Aktorja 28 vjeçare dukej e mahnitshme në fustanin e gjatë ngjyrë rozë, teksa mbante në dorë një çantë të firmës Roger Vivier dhe bizhuteri nga Fred Leighton.

Kujtojmë qe dyshja kanë nisur lidhjen në pranverën e vitit 2018 dhe janë parë pothuajse gjithnjë së bashku. /Telegrafi/