Telegrafi

Fejohet Hilary Duff

Aktorja dhe këngëtarja amerikane, Hilary Duff i ka dhënë fund beqarisë duke u fejuar me Matthew Koma.

Çifti kanë njoftuar fansat të enjten se janë fejuar duke shpërndarë fotografi në llogarinë e tyre personale, Instagram.  “Ai më pyeti të bëhem gruaja e tij”, ka shkruar Duff.

Lajmet për fejesën e tyre erdhën pas shtatë muajsh që nga momenti kur ata u bënë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Banks Violet Blair.

Nga ana tjetër, Duff ka një djalë gjashtëvjeçar, me ish bashkëshortin e saj Mike Comrie. Aktorja ka qenë e hapur për sfidat e saj në shtatzëni dhe pas lindjes, ku ndan shpesh momente me foshnjën e saj.

Kujtojmë se 31-vjeçarja, vajzën e cila tashmë është shtatë muajshe e ka lindur në ujë, ku në këtë rast zvogëlohet kohëzgjatja e lindjes dhe realizohet zbutja e dhimbjeve të fuqishme. /Telegrafi/