Një ditë pas mbërritjes në Tiranë nga Bjellorusia, futbollisti i Kombëtares, Odise Roshi ka shpallur fejesën me modelen Silvi Shkëmbi, në një festë tepër private ku ishin të ftuar rreth 100 veta në ambientet e një lokali luksoz në Tiranë.
Duket se rregullat kundër coronavirusit për të frenuar përhapjen e COVID-19 nuk e kanë ndalur çiftin e ri, duke shkelur kështu masat parandaluese.
Sipas Top Channel, të pranishëm ishin edhe shokët e tij të ekipit.
Dhurata e futbollistit të Groznit, Odise Roshi për bashkëshorten e tij ka qenë një unazë me diamante, e cila kishte një vlerë prej 20.000 euro dhe një ore gjithashtu me gurë të çmuar që arrinte vlerën e 30.000 eurove.