Telegrafi

Fejohet futbollisti Agim Zeka

Është fejuar futbollisti prishtinas, Agim Zeka.

Kjo është bërë e ditur përmes disa postimeve që janë publikuar në rrjete sociale.

22 vjeçari, i cili tashmë ka ndërtuar një karrierë si futbollist, kurorëzoi dashurinë e tij me bukuroshen Arbnore Peci.

Foto: Instagram

Të njëjtit në rrjete sociale kanë publikuar edhe disa fotografi nga ceremonia e fejesës, në të cilën marrin vëmendje të madhe me paraqitjen elegante.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Agim Zeka

Zeka po ashtu në Instagram ka ndarë një postim përkrah partneres me përshkrimin, “Dashuria ime”.

Foto: Instagram

Agimi, që ishte pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë nga U-17 deri tek U-21, në janar nënshkroi me klubin e njohur Austri Vjena.

I njëjti kaloi në Austri nga klubi belg Royal Excel Mouscron, ku ishte në huazim nga Lille. /Telegrafi/