Telegrafi

Fejohet djali i Remzie Osmanit, shprehet e ngazëllyer me këtë ngjarje (Foto)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Remzie Osmani, ka festuar fejesën e djalit të saj, Hamzës.

Këngëtarja ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram, ku ka publikuar një fotografi prej ahengut të organizuar. Ajo falënderoi të gjithë të pranishmit për atmosferën.

“Faleminderit familjarëve, miqve, shoqërisë që më bëtë atë natë të pa harruar me atmosferën e krijuar në fejesën e Hamës dhe Gëzimes. Festofshi gjithmonë në familjet tuaja”, potencoi Remzija në foton e publikuar.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet shqiptare (Foto/Video)

Pos urimit për fejesën, ajo ka publikuar edhe foto nga sesioni i cili u realizua nga çifti.

Sipas burimeve të Telegrafit, djali i Remzies bashkë me shokët e tij kanë vazhduar në klub të natës, ku kaluan çaste tjera të bukura.

Remzie Osmani ka kohë që nuk ka publikuar projekt të ri, ndoshta për shkak të saj ngjarje në jetën e saj private, e cila ishte mjaft e rëndësishme.

Djali dhe e fejuara e tij ka kohë që po shijojnë një romancë. /Telegrafi/