Telegrafi

Fejohet aktori Jude Law

Jude Law dhe e dashura e tij e kahmotshme, Phillipa Coan kanë nxitur spekulime se mund të jenë fejuar.

Fotografi të siguruara nga Daily Mail shfaqin të dashurën Phillipan me një unazë të shkëlqyer në dorë në gishtin e saj të majtë duke nxitur reagimin e fansave të saj.

Sipas The Sun, përgatitjet për ditën e madhe tashmë janë duke u realizuar me një burim që ka treguar për tabloidin britanik se Jude ka kërkuar nga djali i tij 22 vjeçar me ish bashkëshorten që të jetë përkrahësi i tij më i madh.

Madje, Jude tashmë ka menduar edhe për ceremoninë e martesës, duke treguar për The Sun.

“Martesa do të jetë klasike me shumë atmosferë. Të gjithë shokët e tij të vjetër prej kur u rrit në Londër do të jenë pranë tij”, ka shkruar aktori.

Çifti kanë dalë për herë të parë në publik në vitin 2015 në Hay Festival.

/Telegrafi/