Telegrafi

Fejohen Mesut Ozil dhe Amine Gulse: Përjetësisht përkushtim ndaj njëri-tjetrit

Mesut Ozil kohët e fundit po përflitet për një mundësi të largimit nga skuadra e Arsenalit.

Por, pos karrierës futbollistike, ai ka edhe një jetë private dhe sentimentale jashtë fushave të blerta.

Ai po shijon dashurinë çdo moment me bukuroshen turke, Amine Gulse, me të cilën ka vendosur që ta ngrit në një nivel më lartë.

Në fakt, dyshja ka zgjedhur të bëjë një hap më pranë martesës duke kurorëzuar lidhjen e tyre me fejesë.

Ceremonia private u zhvillua në prani të familjes në qytetin turk të Stambollit gjersa së fundi çifti edhe e zyrtarizuan.

“Në emër të Allahut deri në fund të jetës”, kanë shkruar ata në llogaritë e tyre personale në Instagram.

Ndryshe, Amine po vazhdon të merre me botën e modës gjersa Ozil pritet të largohet gjatë këtij muaji nga londinezët. /Telegrafi/