Jon Hamm dhe Anna Osceola thuhet se janë fejuar pas tre vitesh lidhje.
Bashkë-yjet e “Confess, Fletch” u takuan për herë të parë gjatë xhirimeve të serialit “Mad Men”, i cili u shfaq premierë në vitin 2015.
Megjithëse Hamm, 51-vjeç dhe Osceola, 34-vjeçe, u fotografuan së bashku në vitin 2017, ata nuk kanë qenë në një romancë dashurie deri në vitin 2020.
Aktori i “Top Gun: Maverick” dhe aktorja e “Law & Order True Crime” bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në mars 2022.
Ylli i “Baby Driver” ishte më parë në një lidhje të gjatë me aktoren dhe skenaristen, Jennifer Westfeldt, nga 1997 deri në 2015.
Të njëjtit njoftuan ndarjen në një deklaratë të përbashkët, duke u zotuar të “vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin në çdo mënyrë të mundshme për të ecur përpara”.
Hamm dhe Osceola nga ana tjetër e jetojnë jetën e tyre jashtë rrjeteve sociale.
Çifti e mban jetën e tyre personale, përfshirë marrëdhëniet e tyre, private dhe larg syrit të publikut. /Telegrafi/