Telegrafi

Fejohen Ariane Grande dhe Pete Davidson?

Vetëm disa javë më parë kishin konfirmuar se janë në lidhje ndërsa sot është publikuar lajmi se dyshja ka shkuar edhe më tej.

Siç raporton ekskluzivisht “Us Weekly”, Ariane Grande dhe Pete Davidson tashmë janë fejuar dhe gjatë vitit të ardhshëm pritet të kurorëzohen.

“Ata janë përshtatur me njëri-tjetrin. Ata nuk nxitojnë për t’u martuar”, thotë një i afërt me çiftin. “Miqtë e tyre janë vërtet të ngazëllyer dhe mbështetës të lidhjes”, shtoi ai.

Edhe një burim i dytë ka treguar se çifti “u tregonte njerëzve se ishin fejuar” në festën e ditëlindjes së Robert Pattinsonit në Los Angeles.

“Ata të dy vazhdimisht e bëjnë njëri-tjetrin të qeshnin”, thotë burimi duke shtuar se “Nënat e tyre janë takuar. Ata janë shumë të dashuruar dhe kjo vërehet edhe përmes rrjeteve sociale”.

Ndryshe, dyshja është e angazhuar në projekte të ndryshme në karrierën muzikore. /Telegrafi/