Andin Randobrava dhe Leonora Poloska duket se kanë bërë një hap të rëndësishëm në jetën e tyre – ata janë fejuar.
Kantautori dhe këngëtarja nuk ka shumë kohë që e kanë bërë publike lidhjen e tyre dhe tashmë po shkojnë drejt martesës.
Andini i ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale duke treguar se ata tashmë janë fejuar.
“Të sapofejuar”, shkruan në postimin e tij duke ia shtuar edhe emocionin “i dashuruar”. /Telegrafi/