Site icon Telegrafi

Fejesa luksoze e vajzës së deputetit shqiptar (Foto)

Vajza e dytë e deputetit dhe biznesmenit Koço Kokëdhima, Bora, është fejuar këtë të shtunë në jug të Shqipërisë dhe pikërisht në vendin e saj të origjinës, Qeparo.

Ajo ka treguar për Opinion.al se pse zgjodhi pikërisht këtë vend, se si arriti ta organizonte vetë të gjithë evenimentin dhe të tjera detaje nga ceremonia.

“Zgjodha jugun e vendit sepse janë rrënjët dhe origjina ime këtu, por një tjetër arsye e fortë është që gjyshi im i ndjerë ‘fle’ në Qeparo dhe doja të isha afër tij”, ka thënë Bora.

Për sa u përket veshjeve që ajo dhe partneri i saj kishin zgjedhur ato i përkisnin linjës SAVAGE. “Fustani im ishte SAVAGE, ndërsa partneri im veshi kostumin e parë për meshkuj SAVAGE. 80 për qind e të ftuarave femra ishin veshur me SAVAGE”, ka shtuar ajo.

Duke komentuar unazën që morë, Bora shprehet: “Ajo është një unazë diamant 1.2 karat, prerja markez, 4 gram flori i bardhë zgjedhje e partnerit tim”.

Më tej ajo ka treguar se vet e kishte zgjedhur DJ-in, violinat për ta shoqëruar, lokacionin, koktejet, kuzhinierët dhe menynë.

Exit mobile version