Site icon Telegrafi

Fejesa e Justin Bieberit ishte faktori kryesor që çoi Selena Gomezin në trajtim psikiatrik!

Selena Gomez (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Selena Gomez, hyri në rehabilitim për shëndet mendor këtë javë, pasi thuhet se u ndikua nga fejesa e ish-të dashurit të saj, Justin Bieber, për ta kërkuar këtë trajtim.

Selena Gomez, e cila hyri në një strukturë të shëndetit mendor këtë javë, e bëri këtë për një sërë arsyesh, por fejesa ish-të dashurit të saj Justin Bieber “padyshim pati një efekt të madh mbi të”, thuhet sipas një burimi.

“Selena ka qenë shumë e mërzitur”, thotë burimi. “Dhe, sigurisht, si me çdo ngjarje të madhe të jetës”, fejesa do ta kishte prekur atë.

Këngëtarja është shtruar në spital dy herë gjatë dy javëve të fundit, shkruan New York Post, transmeton Telegrafi.

Selena Gomez dhe Justin Bieber kanë qenë bashkë për shumë vite (Foto: Jason Merritt/Getty Images/Guliver)

Gomez dhe Bieber kishin një marrëdhënie të vazhdueshme që nga viti 2011 deri në fillim të këtij viti.

Bieber u fejua me Hailey Baldwin muajin e kaluar.

Bieber u fotografua duke qarë në veturën e tij këtë javë, sepse ishte shumë i mërzitur për betejat e Gomez.

Por burimi theksoi se Bieber nuk ishte arsyeja e vetme për pengesat e saj të fundit. “Selena gjithashtu ka një gjendje të rëndë mjekësore me Lupusin” tha ai, “dhe transplantin e saj, i cili gjithmonë është një faktor i ndërlikuar”.

Ish-ylli i “Disneyt” bëri një transplantim të veshkave në shtator të vitit 2017.

Selena Gomez (Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

Ajo ka më shumë gjasa që të trajtohet duke bërë terapi me sjellje dialektike (DBT), siç është raportuar më parë nga TMZ, por gjithashtu do të marrë pjesë në një program të veçantë nga ‘Wellness’.

Disa nga opsionet në programet e tilla përfshijnë meditimin, stërvitjen, trajtimet në palestër dhe SPA, stërvitjet ushqyese dhe terapitë e artit.

Gomez ka qenë gjithmonë e hapur rreth përpjekjeve të saj për të dalë nga depresioni, dhe për këtë gjë është deklaruar shpesh edhe në media. /Telegrafi/

Selena Gomez (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version