Telegrafi

Feith: Qeveria të bashkëpunojë me Auditorit

Pas këtij takimi Olofsson është shprehur se, do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë partnerët në mënyrë që të krijohen praktika më të qarta të llogaridhënies mes Kuvendit, Qeverisë, shpenzuesve të buxhetit dhe zyrës së tij.

“Jam i bindur se partnerët e mi e kuptojnë nevojën për një Zyrë të Auditorit të Përgjithshëm vërtet të pavarur në procesin e llogaridhënies. Po ashtu, jam i bindur se ata në praktikë do të marrin masa të rrepta për të siguruar pavarësinë financiare dhe mjetet e mjaftueshme. Kështu na mundësojnë të kryejmë rolin tonë si Institucion më i Lartë i Auditimit ndaj popullit të Kosovës në përputhje me mandatin tonë.”

Ndërkaq Feith ka pohuar se, pavarësia e Auditorit të Përgjithshëm nga çdo ndikim është vendimtare në përmbushjen e mandatit të tij, për të siguruar një vlerësim të pavarur të llogaridhënies dhe të menaxhimit financiar nga ana e Qeverisë, komunave dhe ndërmarrjeve në pronësi shoqërore. Prandaj, Auditori i përgjithshëm i jep llogari vetëm Kuvendit të Kosovës.

“Një Auditor i Përgjithshëm i pavarur dhe efektiv është i rëndësishëm edhe për të risiguruar donatorët e Kosovës, të cilët i financojnë projektet e menaxhuara nga institucionet e Kosovës”.

Feith po ashtu u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve të Kosovës që Auditorit të Përgjithshëm t’i ofrojnë bashkëpunim të mirë, ndërsa unë do ta monitoroj nga afër marrëdhënien ndërmjet Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhe institucioneve. /Telegrafi/