Telegrafi

Feith mund të anulojë vendimin e Qeverisë për rrogat

Sipas një burimi të KTV-së, instanca të ICO-së janë këmbëngulëse që kjo çështje të dërgohet deri në fund. Megjithëse, kryeministri në largim Hashim Thaçi, ka insistuar në paraqitje të ndryshme se është qeveria ajo që thotë fjalën e fundit për çdo vendim.

Pakoja e Ahtisaarit i jep kompetencën shefit të ICO-së, Piter Fetih, që të ndërmerr masa korrigjuese për ta përmirësuar, sipas nevojës, çdo veprim që ndërmerret nga autoritetet e Kosovës.

Në anën tjetër, pa marrë parasysh shqetësimin e shprehur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), zyrtarët qeveritarë këmbëngulin për realizimin deri në fund të vendimeve të Qeverisë për rritjen e pagave në disa sektorë.

Ministri në largim i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, nuk përjashton mundësinë e negociatave jo edhe aq të lehta me FMN-në. Ai thotë se imputet e para të vendimit për rritje pagash tashmë kanë nisur të japin rezultate. /Telegrafi/