Telegrafi

Feith, mosmarrëveshje me Qeverinë për emërimet e bordeve në NP

Feith po ashtu ka pohuar se pas këshillimit me zyrën e tij, Qeveria e Kosovës ka përmbyllur procesin e emërimeve në mënyrë që të sigurohet pajtueshmëria sa më e mirë me kërkesat procedurale të parashtruara në ligj.

“Unë ju kujtoj se aty ku janë ndjekur procedurat, por ka mosmarrëveshje në lidhje me rezultatin përfundimtar, vendi i duhur për t’i adresuar ato është nëpërmjet kontrolleve dhe ekuilibrave institucionalë të Republikës së Kosovës. Në çdo rast, aty ku qeveria i ushtron përgjegjësitë e saj, ajo në mënyrë të natyrshme i nënshtrohet llogaridhënies te pushteti legjislativ, elektorati dhe shqyrtimi juridik”.

Feith po ashtu ka kujtuar se Qeveria është e detyruar me ligj t’i raportojë Kuvendit mbi mënyrën se si menaxhohen ndërmarrjet publike qendrore dhe të ushtrojë mbikëqyrje të vazhdueshme dhe rigoroze mbi punën e bordit të drejtorëve.

“Qeveria gjithashtu është e detyruar të marrë në konsideratë largimin dhe zëvendësimin e anëtarëve të bordit në rastet kur ndërmarrja në pronësi publike dështon në përmbushjen e synimeve të performancës së saj”.

Sipas tij respektimi i procedurave të parashtruara në ligj është karakteristikë themelore e shtetit të shëndoshë.

“Bordet e emëruara si duhet janë veçanërisht të rëndësishme në Kosovë në kohën kur ndërmarrjet publike po përgatiten për privatizim”. /Telegrafi/