Telegrafi

Feith: Më shumë njohje të Kosovës do të ketë më 2009

Ndryshe nga viti 2008, theksoi Feith, viti 2009 do të jetë viti i parë i cili do të nisë me vullnetin e popullit i cili realizohet plotësisht nga udhëheqësit e saj.

Gjithashtu Feith është zotuar se do t’i angazhojë tërë energjitë "për të ndihmuar qeverinë në misionin e saj për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe për të siguruar që sundimi i ligjit të instalohet fusiqshëm për të gjitha komunitetet".

"Ende mbetet punë e rëndësishme për të përmirësuar jetën e komunitetit serb si dhe të vazhdohet procesi i decentralizimit, zhvillimi ekonomik reforma e sektorit të sigurisë dhe privatizimi", shkruan Feith në një kolumne për "Kohën Ditore", duke shprehur gatishmërinë që të ndihmojë me tërë ekspertizën dhe resurset që ka në dispozicion. /qik/telegrafi/