Telegrafi

Feith, kujdes në menaxhimin e fondit të privatizimit

“Kjo rregull është shumë e rëndësishme, sepse mbron fondet e privatizimit nga ekspozimi i lartë dhe joadekuat ndaj rreziqeve të tregut dhe ka për qëllim që të ruajë interesat e përfituesve kryesorë nga fondi, që janë kreditorët dhe pronarët e ndërmarrjeve shoqërore (NSh) si dhe buxheti i Kosovës. AKP-ja duhet që gjithmonë t’i përmbahet kësaj rregulle shumë të qartë dhe të thjeshtë, ndërsa unë do ta monitoroj nga afër respektimin e saj”, tha Feith.

Sipas tij deri me tani këto rregulla janë respektuar gjatë investimit të fondeve dhe kjo ka shmangur humbjet që shkaktohen nga luhatjet e tregut.

Aktualisht Bordi i AKP-së ka vendosur per kthimin e fondit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, në vlerë prej mbi 430 milionë euro.

Hyrja e kësaj shumë në tregun e bankave komerciale do të ishte një infuzion i mirë për ekonominë e Kosovës./Telegrafi/