Telegrafi

Feith: Koncesionimi i Aeroportit lajm i mirë

“Në veçanti, është e rëndësishme të theksohet se procesi ishte konkurrues deri në fund. Rezultati tregon se mundësitë e mirë-dizajnuara të investimit në Kosovë mund të jenë tërheqëse për investuesit e huaj të mëdhenj dhe me
reputacion”, tha Feith.

Sipas tij, ky është hapi i parë në privatizimin e ndërmarrjeve me pronësi publike dhe kjo është një reformë e rëndësishme strukturore që mund të stimulojë rritjen dhe përmirësimin e aftësisë konkurruese të ekonomisë së Kosovës, e cila në anën tjetër është në përfitim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Suksesi i këtij procesi tani mund të shërbejë si një shembull për transaksionet e ardhshme të rëndësishme, që përfshijnë privatizimin e PTK-së dhe Projektit të Ri të Kosovës për Energjinë”, tha Feith në deklaratën e tij.