Telegrafi

Feith emëron drejtoreshën e re të sekretarisë së AKP-së

Bazuar në një njoftim zyrtar të ICO-së, aktualisht, Conti është juriste dhe konsulente në Itali. Si Drejtoreshë e Ekzekutivit të Përgjithshëm, ajo do të marrë pjesë në mbledhjet e Bordit të Drejtorëve të AKP-së pa të drejtë vote dhe do të ofrojë këshilla juridike dhe udhëzime sipas nevojës, në bashkërenditje me Departamentin Juridik të AKP-së.

Me këtë rast shefi i ICO-së, Pieter Feith ka deklaruar se, Conti është një eksperte me një përvojë të veçantë në lëmin e së drejtës dhe zhvillimit të korporatave.

“Jam i bindur se me përvojën e saj, ajo do të japë kontribut vendimtar për një proces të qëndrueshëm privatizues që do të rrisë zhvillimin ekonomik të Kosovës”. /Telegrafi/