Telegrafi

Feith: Anëtarësimi në FMN i rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës

“Institucionet e Kosovës mund të punojnë për së afërmi bashkërisht me FMN-në dhe t’i shfrytëzojnë mirë parimet dhe rekomandimet e tij në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Feith, njofton Zyra për informim e ICR-ës.

Bashkëpunimi rajonal dhe global përmes institucioneve ndërkombëtare – ka potencuar Feith – çon në stabilitet, prosperitet dhe pajtim.

“Në këtë frymë, unë e përgëzoj Kosovën me rastin e ofertës për anëtarësim në FMN dhe i inkurajoj përpjekjet e Kosovës për anëtarësim edhe në organizatat e tjera”, përfundon Feith. /Telegrafi/