Feim Salihu, kandidati për deputet nga LDK-ja, ditë më parë kishte marrë mbështetjen edhe të lagjes Kodra e Trimave.
Ai gjatë vizitës në lagjen e tij kishte deklaruar de kjo nuk është fushatë elektorale për të, por është vazhdim i paktit me qytetarët.
“Jam takuar me qytetar të ndryshëm burra, gra, të rinjë dhe të reja, ndërmarrës të industrive të ndryshme që operojnë në lagjen time të zemrës #KodrëneTrimave. Për mua nuk është një fushatë elektorale, por është forcim dhe vazhdim i #paktit me qytetarin dhe në të njëjtën rrugë i një procesi qeverisës që për LDK-në është i pandarë nga komunikimi me qytetarët”, shkruan ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:
Kodra e Trimave, ka qenë, është dhe vazhdon përkrahjen e #LDK-së✌️
Sot, jam takuar me qytetar të ndryshëm burra, gra, të rinjë dhe të reja, ndërmarrës të industrive të ndryshme që operojnë në lagjen time të zemrës #KodrëneTrimave.
Për mua nuk është një fushatë elektorale, por është forcim dhe vazhdim i #paktit me qytetarin dhe në të njëjtën rrugë i një procesi qeverisës që për LDK-në është i pandarë nga komunikimi me qytetarët.
Kam diskutuar me qytetarët lidhur me sfidat, problemet dhe kërkesat që kanë si dhe pritshmërit e tyre nga qeveria e re.
#Kosova, ballafaqohet me sfida të ndryshme por me besimin tuaj dhe të bashkuar për vazhdimin e qeverisjes së mirë dhe me programin e ri të Kryeministrit Avdullah Hoti do të angazhohemi në zgjidhjen e problemeve për tejkalim të sfidave dhe do të punojmë fort për një të ardhme më të mirë për qytetarin dhe shtetin.
Lidhja Demokratike e Kosovës, është alternativa e vetme politike me program qeverisës për zhvillim të qëndrueshëm të shtetit.
#Falemnderit lagjja ime❤️, ju premtojë se do jem zë i fuqishëm për Ju, në parlamentin e Kosovës.
#shtetishtet #voto59 #kodraetrimave #prishtina. /Telegrafi/