Feim Salihu, kandidat për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka premtuar se do të jetë zë i qytetarëve dhe do të përkrahë ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimin e shtetit.
Salihu në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se LDK është thesari më i çmueshëm politik i Kosovës.
Lexoni të plotë postimin:
Të nderuar familjarë, miq, dashamirë dhe qytetarë të Republikës së Kosovës,
Ju informoj se jam kandiduar për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i propozuar nga Dega I – Kodra e Trimave në Prishtinë.
Lidhja Demokratike e Kosovës është shtëpi e madhe, e ndërtuar me kontributin vullnetar të qytetarëve, e cila ka luajtur rol të rëndësishëm zhvillimor dhe shtetformues, në interes të qytetarëve.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka platformë të qëndrueshme, mbi të cilën do të mblidhet shumica e shoqërisë për zhvillimin e shtetit, Republikës së Kosovës.
Unë, ju premtoj se do jem zë i qytetarëve dhe jam i vendosur që me përkushtimin maksimal të përkrah me gjithë kapacitetin tim intelektual, me përvojën time të gjatë në qeverisje të institucioneve publike, ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimin e shtetit.
Lidhja Demokratike e Kosovës është thesari më i çmueshëm politik i Kosovës dhe alternativa e vetme politike e cila ofron garanci për rritjen e mirëqenies së qytetarit dhe zhvillimin e proceseve integruese të vendit.
Uroj që procesin zgjedhor ta kalojmë në mënyrën më të mirë dhe energjinë ta fokusojmë tek qytetari.
Ditë të mira për qytetarin po vijnë me Lidhjen Demokratike të Kosovës!. /Telegrafi/