Pas largimit të Bedri Hamzës nga pozita e guvernatorit të Bankës Qendrore dhe marrjes së detyrës së ministrit të Financave, Bordi i BQK-së ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme.
Sipas njoftimit të BQK-së, gjatë këtij takimi është miratuar vendimi që Fehmi Mehmeti, zëvendësguvernator për Mbikëqyrje Financiare të jetë Ushtrues detyre deri sa të plotësohet posti i Guvernatorit. /Telegrafi/