Telegrafi

“Fehi N’D” me Fehmi Feratin sonte në RTV Dukagjini

Edhe një emision satiriko-homirstik po i bashkohet televizioneve tona kosovare.

Sonte në TV Dukagjini nis transmetimi i projektit më të ri të komedianit Fehmi Ferati, Fehi N’D.

Me një koncept modern, emisioni vjen plot humor dhe ironi për përditshmërinë sociale e institucionale në Kosovë.

Emisioni transmetohet çdo të premte në orën 22:40 në ekranin e TV Dukagjinit.

Kujtojmë se shumë shpejt në këtë televizion do të fillojë transmetimi i një seriali që në qendër të vëmendjes do të ketë prodhimet vendore.

Ndryshe, RTV Dukagjini ka paralajmëruar se në muajt në vijim do të ketë edhe disa emisione të reja. /Telegrafi/