Telegrafi

Feedly merr 500 mijë përdorues nga Google Reader

“Më shumë se 500.000 përdorues të Google Reader i janë bashkuar komunitetit tonë brenda 48 orëve. Ne i duam lexuesit e pasionuar, prandaj u themi – mirësevini në Feedly” thuhet në njoftimin e faqes të postuar në bloëgun zyrtar.

Dhe kjo nuk është e tëra, pasi që llogaria e Feedly në Twitter është duke kumbuar nga përdoruesit e saj të rinj, të cilët tani po pyesin për të gjitha funksionet e shërbimit.

Në ndërkohë, edhe aplikacioni i Feedly në iOS është shndërruar në aplikacionin më të shkarkuar në Apple, App Store. / Telegrafi /