Site icon Telegrafi

Federico Chiesa përshëndet të gjithë tifozët shqiptarë derisa po festonte triumfin në Euro 2020

Federico Chiesa nuk ngurroi t’i përshëndeste tifozët shqiptarë, derisa po festonte triumfin në Euro 2020.

Italia e mposhti Anglinë në finale të Kampionatit Evropian përmes penalltive, duke fituar trofeun e dytë në histori të tyre.

Më pas, Azzurët filluan festimet që nga Londra deri në Itali, me lojtarët që parakaluan para përkrahësve të tyre.

Lexo po ashtu Peticioni i krijuar nga tifozët kërkon rikthimin e finales së Euro 2020, pas ndërhyrjes anti-sportive të Chiellinit në Buakyo Sakan

Për një moment, Chiesa ka përshëndetur tifozët shqiptarë, duke falënderuar për mbështetjen e ofruar.

“I përshëndes të gjithë tifozët në Shqipëri, përqafime”, thotë anëtari i Juventusit në një video të publikuar në internet.

Edhe pse ky triumf vlen shumë për italianët, Chiesa nuk hezitoi t’i përshëndeste tifozët shqiptarë. /Telegrafi/

Exit mobile version