Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini, në fillim të muajit mars do ta vizitojë Ballkanin. Lajmi bëhet i ditur nga kabineti i saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas agjencisë së lajmeve AIM, Mogherini do ta vizitojë Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë. Paraprakishit, Mogherini ka thënë se vizita e saj është për të siguruar ”zmbrapsjen e procesit të integrimit të këtyre vendeve në Union”./Telegrafi/