Site icon Telegrafi

Federica Mogherini do të mbajë fjalim në Kuvendin e Maqedonisë?

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini, në kuadër të vizitës së javës së ardhshme me eurokomisionerin për zgjerim, Johannes Hahn, do të mbajë fjalim në Kuvend, informojnë burime kuvendore për televizionin TV 24, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Shefja e diplomacisë dhe eurokomisioneri për zgjerim do vijnë një ditë pas daljes së raportit të përparimit më 17 prill, nga e cila Qeveria pret udhëzim pa kushte për fillimin e bisedimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version