Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme dhe sigurisë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, pret që gjatë vizitës së saj të nesërme në Shkup të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë. Kjo shkruhet në agjendën e saj e cila këtë pasdite është dërguar nga ana e përfaqësuesve të Zyrës Evropiane jashtë vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nga ora 18 deri 19 takim me liderët politik në parlament të cilës do t’i paraprijë takimi me kryetarin e Kuvendit (akoma nuk është zgjedhur, por pritet që të zgjidhet gjatë kësaj vizite)”, shkruhet në agjendën e Mogherinit.
Takimeve në Kuvend do t’i paraprijë edhe një takim me presidentin Ivanov nga ora 16:30 në rezidencën e tij, me kohëzgjatje prej 20 minutave. Ndërsa pas takimeve në parlament, Mogherini do të takohet me përfaqësues të shoqërisë civile në hapësirat e delegacionit të BE-së në Shkup./Telegrafi/