Site icon Telegrafi

Federeri eliminohet nga Wimbledoni

Roger Federer (Foto: Getty Images)

Kampioni në fuqi i Wimbledonit, Roger Federer, është eliminuar në çerekfinale të këtij turneu.

Zvicerani, i cili ishte në kërkim të titullit të nëntë në këtë garë, është eliminuar nga tenisti i tetë në botë, Kevin Anderson.

Roger Federer dhe Kevin Anderson (Foto: Getty Images)

Dueli zgjati katër orë e 13 minuta, ndërsa tenisti jugafrikan bëri një rikthim fantastik (2-6 6-7, 7-5 6-4 13-11).

Lexo po ashtu Lajmet për Federer

Është ky një largim i hershëm i tenistit më të mirë në botë.

Në gjysmëfinale të Wimbledonit, Anderson pret fituesin e duelit ndërmjet Milos Raonic dhe John Isner.

Roger Federer (Foto: Getty Images)

Tetë herë kampioni Federer ka fituar titujt të Wimbledonit më shumë se çdo tenist tjetër, por e kishte për qëllim ta barazonte rekordin e tenistes Martina Navratilova.

Humbja po ashtu ia pamundësoi duelin e shumëpritur në finale me Rafael Nadalin, i cili është akoma në garë. /Telegrafi/

Exit mobile version