Gjashtë muaj nga dueli i fundit, tenisti zviceran Roger Federer është rikthyer në fushë dhe këtë gjë e ka bërë me një fitore.
Ish-numri 1 në botë ka mundur 2-0 (6-3, 6-4), britanikun Daniel Evans, në turneun Hopman Cup, një ndeshje që zgjati vetëm 60 minuta.
Për të parë zviceranin dhe shijuar këtë rikthim, kanë qenë të pranishëm 13,500 spektatorë, që kanë duartrokitur lojën e Federer.
Një sfidë e luajtur në një përqendrim maksimal nga tenisti zviceran, që tregoi një formë të mirë dhe se është gati për grand slamin e Australia Open. /Telegrafi/