Site icon Telegrafi

Federer pëson nga Kei Nishikori në ndeshjen e parë në ATP Finals

Roger Federer (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Roger Federer ka pësuar humbje në ndeshjen hapëse të ATP Finals duke pësuar nga tenisti japonez, Kei Nishikori.

Tenisti zviceran, i cili është në kërkim të trofeut të 100-të në karrierë, pësoi me rezultat 2-0 në sete (7-6, 6-3), nga kundërshtari i tij që është i nënti në renditje.

Federer nuk bëri lojën e tij të zakonshme ashtu që u ndëshkua nga kundërshtari.

Lexo po ashtu Lajmet për Roger Federer

37-vjeçari bëri shumë gabime në një paraqitje që do të dëshirojë ta harrojë shumë shpejt.

Kei Nishikori dhe Roger Federer (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Ai do të kthehet në aksion të martën kur do të ndeshet me Dominic Thiem, i cili pësoi nga Kevin Anderson mëngjesin e të dielës.

Është hera e katërt që Federer pëson në ndeshjen e parë të një gare.

Mirëpo, ai mund të ngushëllohet nga fakti se në vitin 2007, pasi e humbi sfidën e parë, arriti që në fund ta fitonte titullin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version