Telegrafi

Federer përballë Soderling në finalen e French Open

Federer ka humbur në tre finalet e kaluara në Roland Garros ndaj rivalit të tij, numrit një të tenisit botëror, Rafael Nadal, dhe do të ketë në finalen e sivjetme një kundërshtar më të dobët, suedezin Robin Soderling (i 23-ti), i cili sot më herët mposhti kilianin Fernando Gozales 3-2 në sete (6-3; 7-5; 5-7; 4-6; 6-4).

Nëse Federer fiton në finale, do të barazojë rekordin e Pete Sampras, me 14 tituj Grand Slam, të cilin tashmë një kohë të gjatë është duke e kërkuar.