Telegrafi

Federer: Nuk e meritova fitoren

“Unë definitivisht pata fat këtu. Unë kam humbur shumë ndeshje të cilat është dashur t’i fitoja, por kjo është një të cilën është dashur ta humbisja, por e tejkalova. Kështu shkojnë punët në terrene me bar. Erdhi si shok ky dizavantazh, si diçka për të cilën nuk isha përgatitur, por duhet të përfitoni nga përvoja dhe forca fizike. Unë jetoj sot, për të luftuar nesër”, deklaroi Federer.

Kjo fitore e Federerit prej tre orë e 18 minutash, e vë atë përballë serbit Ilija Bozoljac, në rrethin e dytë të garave në Wimbledon. /Telegrafi/