Telegrafi

Federer në finale të Cincinnati

Federer tregoi një formë të shkëlqyeshme kundër britanikut, dhe tash do të përballet me numrin katër në botë, Novak Djokovic, i cili bëri një paraqitje të parezistueshme duke mposhtur në dy sete ish-numrin një Rafael Nadal (6-1, 6-4).

“Ishte një paraqitje përgjithësisht e mirë. Kam qëndruar agresiv. Gjithmonë kam kërkuar të luaj mirë dhe mendoj se në fund meritova fitoren”, ka thënë Federer pas ndeshjes.