Telegrafi

Federer kualifikohet në çerekfinale të Australian Open

Roger Federer ka vazhduar paraqitjen mbresëlënëse që nga rikthimi prej lëndimit duke mposhtur Kei Nishikorin pas pesë setesh dhe në këtë mënyrë është kualifikuar në çerekfinale të Australian Open për të 13-tën herë në karrierë.

35-vjeçari fitoi ndaj tenistit të pestë në renditje, me rezultat 3-2 në sete (6-7, 6-4, 6-1, 4-6, 6-3) për t’i mbajtur gjallë shpresat për titullin e 18-të Grand Slam dhe të pestin në Australian Open.

Lexo po ashtu Murray eliminohet befasisht nga Australian Open

Zvicerani, i cili aktualisht është i 17-ti në renditje, po luan në një garë për herë të parë që nga Wimbledoni (ku luajti gjashtë muaj më parë), për shkak se lëndimi i gjurit nuk ia ka lejuar lojën.

Ai në çerekfinale do të luajë kundër Mischa Zverev, i cili eliminoi Andy Murrayn.

Nga ana tjetër, Stan Wawrinka mposhti Andreas Seppi (7-6, 7-6, 7-6) dhe do të përballet me Jo-Wilfried Tsonga, i cili fitoi ndaj Dan Evans (6-7, 6-2, 6-4, 6-4). /Telegrafi/