Telegrafi

Federer kalon në raundin e tretë

“E dija rrezikun nga Victor. Ai është një tenist i mirë… Jam thjesht i entuziazmuar që kalova tutje”, tha tri herë kampioni i Australian Open, i cili në raundin tjetër do ta ketë kundërshtar spanjollin Albert Montanes.

Fitore ka shënuar edhe serbi Novak Djokovic, edhe pse nuk ishte në formën e tij më të mirë, megjithatë arriti të mposhtë Marco Chiudinelli pas katër seteve (3-6, 6-1, 6-1, 6-3). Në raundin tjetër kampioni nga viti 2008 do ta ketë kundërshtar uzbekun Denis Istomin.

Tenisti i gjashtë në botë, Nikolay Davydenko, dëshmoi formën e tij të mirë kundër ukrainasit Illya Marchenko, të cilin e mposhti 3-0 në sete (6-3, 6-3, 6-0).

Në raundin e tretë janë kualifikuar edhe Fernando Verdasco (që mposhti ukrainasin tjetër Ivan Sergeyev, me rezultat 6-1, 6-2, 6-2), si dhe Jo-Wilfried Tsonga (i cili fitoi përballë amerikanit Taylor Dent me rezultat 6-4, 6-3, 6-3). /Telegrafi/