Tenisti i famshëm zviceran, Roger Federer, ka shkëlqyer në çerekfinalen e Wimbledonit ndaj Marin Cilic.
Humbja e Novak Gjokoviqit në raundin e tretë të garave ka shtuar gjasat e zviceranit për të fituar titullin e tetë në Wimbledon.
Federer fitoi me rezultat 3 me 2 në sete, edhe pse kroati ishte tri një pikë afër triumfit.
Në gjysmëfinale, Federer do të luajë me Milos Raonic nga Kanadaja për një vend në finalen e madhe të së dielës.