Telegrafi

Federer kalon në gjysmëfinale të Miami Masters (Video)

Roger Federer nuk ka të ndalur edhe pse në moshë të vjetër.

Teniseri zviceran arriti që ta mposhte Tomas Bredychin në çerekfinale të “Miami Masters”, me rezultat 2-1 (6-2, 3-6 dhe 7-6).

Me këtë fitore 35-vjeçari siguroi kështu gjysmëfinalen, ku do të ndeshet me tenistin nga Australia, Nick Kyrgios më datën 1 prill.

Ndërsa gjysmë-finalja tjetër zhvillohet mes Rafael Nadal dhe Fogninit.